Kryeministri Edi Rama ka s.ulmuar sërish sot ish-liderin e PD-së, Sali Berisha, për deklaratat e tij kundër Presidentit Hashim Thaçi.

Rama në një mesazh në Twitter ka a.kuzuar Berishën se me s.ulmin ndaj Thaçit, tregon se po vazhdon s.ulmet kundër Kosovës.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli t.erroristë marksistë-leninistë l.uftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vd.iq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, shkruan Rama.