Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur ylli të popit, The Weeknd, teksa po këndonte në një koncert.

The Weeknd ishte duke mbajtur një koncert në Toronto të Kanadasë, kur një fanse e ekzaltuar hoqi sutjenat që mbante veshur, dhe i hodhi ato në skenën ku këndonte këngëtari.

E gjithë skena u pa edhe nga e dashura e The Weeknd, Bella Hadid, e cila ishte e pranishme në koncert.

Por ylli 28-vjeçar i muzikës botërore reagoi në mënyrë të menjëhershme, duke i kapur sutjenat e fanses dhe ia ktheu mbrapsht.

“Po më fusni në telashe”, u shpreh ai.

Më poshtë keni videon./Noa