Një 41 vjeçare shtatazanë që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit për shkak të komplikacioneve është transportuar me helikopter mëngjesin e sotëm nga Burreli në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku ka lindur një djalë, fëmijën e saj të tetë.

Falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve dhe urgjencës mjekësore nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Kjo është historia e Rozinës, nënës 41-vjeçare që pak minuta më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë? falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve mjekësore dhe urgjencës kombëtare.

E paraqitur me komplikacione në maternitetin e #Burrelit, mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” që aktualisht po japin shërbim në Burrel, kanë vlerësuar si emergjente ndërhyrjen për nënën 41-vjeçare që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit.

Menjëherë është transportuar me helikopter në maternitetin “Koço Gliozheni” ku ka lindur fëmijën e saj të 8️⃣?

Nëna dhe i porsalindur gëzojnë shëndet të plotë?? ekipeve mjekësore??

#ShëndetësiaNëGadishmëri?