Pas magjisë së sjellë nga Championis League, pak ditë na ndajnë nga një tjetër show futbollistik. Bëhet fjalë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, të cilat rikthehen në datën 15 nëntor.

E ndërsa trajnerët kanë filluar të publikojnë dhe listat e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e ardhshme, surpriza vjen nga “Panzerat” e Gjermanisë. Veç emrave të papritur si Havertz, Uth apo Tah, po ashtu vërehen edhe mungesa të rëndësishme. Bëhet fjalë për sulmuesin Werner, portierin Ter Stegen, mesfushorët Emre Can e Khedira, si dhe mbrojtësin e bavarezëve Boateng.

Mbetet për tu parë sesi do të vazhdojë fati i Gjermanisë si dhe i trajnerit Low, pas rezultateve të negative në ndeshjet e fundit.

Lista e plotë:

Portierë: Neuer, Leno, Trapp.

Mbrojtës: Ginter, Hector, Hummels, Kehrer, Rudiger, Schulz, Sule, Tah.

Mesfushorë: Brandt, Draxler, Gnabry, Goretzka, Havertz, Kimmich, Kroos, Rudy.

Sulmues: Reus, Sanè, Muller, Werner, Uth./SHI (G.B)