Sot Ministrja e Arsimit njoftoi dy vendime te rendesishme. E para, anullimin e vendimit te Keshillit te Ministrave per tarifen shtese per provimet e mbarura. E dyta, ngritjen e grupit te punes me perfaqesues te keshillave studentore dhe universiteteve per te diskutuar te gjitha kerkesat e paraqitura nga studentet.

Edhe pse shumica e studenteve protestues duartrokiten fitoren e arritur nga protesta e dy diteve te fundit, perpara ministrise kane ngelur ende disa studente, kryesisht perfaqesues te LSI dhe PD. Perfaqesuesit e ketyre forcave politike, kane qene edhe sot aktive ne protesten e studenteve. Keshtu per shembull nder ta bien me shume ne sy kreu i FRPD, Belind Këlliçi(shih foton poshtë), Klevi Pojana, nenkryetar i LRI Tirane, Denis Xibri, aktivist i LRI në Tiranë, Kristian Kina, poashtu aktivist i LRI./Lexo