Ditën e sotme, studentët e Universiteteve Publike protestuan kundër VKM-vë për rritjen e tarifave, pagesën e provimeve të mbajtura, ndër të tjera.

Protesta masive u mbajt në Tiranë para Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, ku në mbështetje ishin edhe mjaft qytetarë të tjerë.

Ndër ta ishte edhe gazetari Edvin Parruca, i cili përmes një postimi në Facebook tregon skenën emocionuese që ka përjetuar sot.

Ai ka shkuar në kancelari të marrë një pankartë, për t’u bashkuar me studentët.

Kur ka vajtur ta paguajë, veprimi i shitësit i ka lënë një përshtypje të mrekullueshme.

Gazetari shkruan:

Sot, pasi ndejta pak ne rreshtin e fundit te protestes se studenteve, mendova qe te shkruaja ndonje parrulle mbeshtetese. Hyra ne nje kancelari dhe i kerkova burrit qe shiste nje leter te madhe dhe lapostil dhe shkruajta ‘Qyteti eshte me studentet’, me njefare hezitimi nese mund te flisja ne emer te qytetit. Po kur burri, pasi pa c’shkruajta, me tha ik se i ke falas, ma hoqi dyshimin. Kjo eshte nga ato vale energjie e paster qe perhapen ne menyre te pandalshme dhe s’ka force qe ta beje pis. Faleminderit studente qe na bete te perjetojme edhe njehere emocione te ketij lloji”