Pas ndeshjes së javës së kaluar, ku e nisi si titullar me Rangers ndaj Mirren dhe luajti 55` minuta, Eros Grezda do të ketë një tjetër mundësi këtë javë. Dy mungesa të sigurta për Rangers ndaj Motherwell, i krijojnë mundësi futbollistit shqiptar që të jetë titullar ditën e diel me skuadrën e tij.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Për këtë arsye, gjatë ditës së sotme, trajneri i skuadrës së Rangers, Steven Gerrard, e ka pasur në krahë Eros Grezdën në konferencën e zakonshme për shtyp. Gjatë fjalës së tij, Grezda u shpreh se kjo ndeshje do të jetë një mundësi e mirë për atë.

“Unë e pres me padurim këtë ndeshje. Tani do të luajë në vend të Rayan Kent dhe Daniel Candeias, që mungojnë (i pari mungon për arsye dëmtimi dhe i dyti për arsye kartonësh). Është vërtetë një ndeshje e madhe për ne dhe për mua dhe shpresoj të fitojmë në këtë takim”-tha 23-vjeçari.

Me të njëjtin padurim e pret dhe Steven Gerrard ndeshjen e së dielës, për të parë Eros Grezdën në fushën e lojës. Kështu ka deklaruar trajneri i Rangers gjatë ditës së sotme në konferencën për shtyp para gazetarëve skocez.

“Kemi pasur shumë dëmtime, sidomos në repartin ofensiv, por jam shumë i emocionuar dhe po pres me padurim të shikoj se çdo të bëjë Grezda. Ky është shansi i tij për të impresionuar dhe ta fitojë fanellën e Rejnxhërsit”-është shprehur Gerrard./Telesport