Një vajzë është filmuar duke iu lutur të dashurit të mos vdesë, ndërkohë që e kishte goditur atë me thikë në stomak.

video është regjistruar nga kalimtarë të rastit, ku duket se i plagosuri, Erick Omar është i shtrirë në tokë duke mbajtur stomakun, ndërkohë që e dashura e tij Sonia Amayrani Nunez Aguila i jep puthje dhe përqafime.

22-vjeçarja dëgjohet duke thënë: “Ai më goditi. Ai u përpoq të më vriste”, dhe më pas kthehet nga Erick duke i kërkuar që të tregojë të vërtetën.

Në një prej momenteve, ajo bërtet: “Më fal dashuria ime, të lutem mos vdis”.

Një ambulancë arriti rreth një orë më vonë dhe mori të plagosurin. Thuhet se ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që e dashura është arrestuar.