Një burrë pësoi komplikacione pasi po pastronte veshët me kunjat e pambukut që ne përdorim zakonisht. 31 vjeçari nga Britania pasi pastronte veshët me kunja e pambukut për një kohë të gjatë pësoi infeksion të rëndë duke filluar që nga kanali i veshit deri në kafkën e kokës, transmeton Shqipëria Ime.

Mos I pastroni kurrë veshët me kunja pambuku, sepse infeksioni do të prekë çdo pjesë të trupit tuaj, madje në rastet ë të këqija pambuku me dyll mund të ngecë keq në kanalin tuaj të veshit dhe do t’ju duhet t’i nënshtroheni një operacioni të vështirë.

I tillë ka ndodhur rasti edhe me 31 vjeçarin i cili pas infeksionit të rënd nga kunjat e pambukut iu nënshtrua operacionit të vështirë dhe mbeti me pasoja të rënda, tani ai betohet se kurrë nuk do t’i përdorë më ato, sepse të kushtojnë dhe jetën.

Disa këshilla mjeksore vijnë sesi të heqim lehtë dyllin e veshit, mos përdori gishtin dhe kunjat e pambukut, por vendosni 2 ose 3 pika vaj ulliri ose vaj bajame ne vesh, dy herë në ditë për disa ditë me radhë, transmeton Shqipëria Ime.

Dylli do të bjerë vetë, zakonisht është më e lehtë që ai të bjerë gjatë natës kur flini gjumë.

Shqipëria Ime