Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Grand Slam turneut të xhudos në Dusseldorf.

Ka ardhur edhe fitorja e radhës për Majlinda Kelmendin.

Kampionia olimpike në luftën e radhës ka mposhtur xhudisten nga Koreja e Jugut, Bokyeong Jeong, transmeton lajmi.net.

Edhe këtë fitore, Majlinda Kelmendi e arriti me ippon.

Rrugën drejt finales, Majlinda do ta kërkojë në luftën ndaj xhudistes italiane, Odette Giuffrida.