Apple ka përditësuar këtë javë listën e saj të prodhimeve të vjetra për të bërë një shtesë të dukshme. Që prej 30 tetorit, iPhone 5 tashmë karakterizohet si i “i qëmotshëm”në Shtetet e Bashkuara dhe si i vjetëruar për pjesën tjetër të botës.

Për ata që ende nuk e dinë, Apple mbështet produktet me pjesë dhe riparime për të paktën pesë vjet pas përfundimit të prodhimit. Pas këtyre pesë viteve, kompania fillon procesin e kalimit të produkteve në “të vjetërsuar”.

Dallimi midis “i vjetërsuar” dhe “vintage”vlen në përgjithësi vetëm për Kaliforninë dhe Turqinë, të cilat kërkojnë mbështetje të kufizuar për produkte të caktuara që të jenë të disponueshme për dy vjet pasi ato janë shënuar “të vjetëruara” diku tjetër.

Apple mban një listë të plotë të prodhimeve të vjetra në faqen e saj të internetit. IPhone 5 është i vetmi ndryshim si pjesë e përditësimit më të fundit të faqes.

IPhone 5 ishte një iPhone i rëndësishëm në shumë mënyra, duke qenë i pari që shfaqi një ekran më të madh – prej 4 inç.