Të vuash nga kanceri nuk është aspak e lehtë të përballesh fillimisht me lajmin dhe jo më të ndjekësh kimioterapinë dhe kura të forta pa e ditur nëse do arrish ta fitosh betejën me të.

Kjo gjë bëhet akoma më e vështirë kur kjo sëmundje prek fëmijët. Një revistë australiane ka publikuar disa nga përgjigjet e fëmijëve me kancer.

Fëmijët janë pyetur se çfarë është jeta për ta dhe pse duan të jetojnë. Përgjigjet e tyre do t’ju bëjnë të qani. Këtë po jua themi para se t’ju tregojmë se si janë përgjigjur.

Shumica prej tyre kanë thënë se duan jetojnë sa më gjatë në mënyrë që të mos shohin prindërit e tyre duke vuajtur.

Kurse për pyetjen se çfarë është jeta për ta ata janë përgjigjur se edhe pse shumicën e kohës e kalojnë në spital, jeta për ta është e bukur.

Gjithashtu ata kanë treguar se kanë shumë dëshirë që të qëndrojnë në shoqërinë e qenushave apo maceve të tyre, pasi kafshët i bëjnë të ndihen mirë.