Një baba ka shpëtuar djalin e tij 12-vjeçar nga nofullat e një krokodili duke e kafshuar zvarranikun në këmbë.

Diego Abulhasan po notonte me vëllain e tij më të vogël në një lumë pranë shtëpisë në qytetin Balabac, Filipine, kur një krokodil e s.ulmoi duke e tërhequr atë nën ujë.

Babai i tij Tejada Abulhasan dëgjoi thirrjet për ndihmë dhe vrapoi nga shtëpia drejt lumit. Me një dërrasë në dorë ai u zhyt në ujë.

Abulhasan filloi të g.odiste krokodilin me dërrasë, por ai zvarraniku nuk e lëshonte 12-vjeçarin.

I dëshpëruar për të shpëtuar djalin, Abulhasan e kapi grabitqarin nga bishti dhe e kafshoi në këmbë.

Për fat të mirë, krokodili e lëshoi djalin dhe u zhyt në ujë.

Menjëherë Abulhasan e nxorri Diegon në breg dhe e çoi në spital.

Ai i tha policisë se nuk hezitoi të hidhej në lumë e të përballej me krokodilin.

“Nuk kisha kohë për të menduar. Po e godisja krokodilin por nuk e lëshoi djalin tim. Pastaj më erdhi ideja për ra kafshuar. I kapa kapa këmbën dhe e kafshova, njësoj si një qen Rottweiler,”-tha babai.

Diego mori disa p.lagë në trup por për fat të mirë asnjë lëndim serioz që do i rr.ezikonte jetën.