Nga data 6 dhjetor, Karta e Lejes së Drejtimit dhe ÇAP tashmë do të merren në vetëm pesë ditë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se ky afat që aktualisht është 10-15 ditë, i cili duke nisur nga dita e sotme do të reduktohet.

“Sektori i Personalizimit në DPSHTRR do punojë me dy turne për prodhimin ndërsa një ekip operacional do realizojë përshpejtimin e shpërndarjes”, shkruan DPSHTRR në profilin zyrtar në ‘Facebook.’