Larja e fytyrës në mënyrën e duhur është mjaft e rëndësishme. Të lash fytyrën nuk do të thotë ta lash sa here të jesh para lavamanit, por të tregosh kujdes ndaj papastërtive apo make up-it që vendos. Duke marrë parasysh që lëkura e fytyrës është mjaft delikate, mbani parasysh këto rregulla:

1.Shmangia e një para-pastrimi: Ju mbani gjithë ditën make up në fytyrë dhe shkoni drejt çezmës për ta larë, pa i hequr paraprakisht papastëritë e saj. Një pastrim paraprak me bazë vajore do të ishte ideale para se ta lani fytyrën me ujë.

2.Përdorimi i produkteve të gabuara: Larja e fytyrës dy herë në ditë me një larës antibakterial do të largonte edhe yndyrat apo bakteret e dobishme për lëkurën duke e ashpërsuar atë.

3.Larja agresive e lëkurës: Për shumicën nga ne, larja e fytyrës dy herë në ditë është protokolli i duhur, por nëse nuk përdorni make up, krem mbrojtës nga dielli ose nuk djersitni shumë gjatë ditës, mjafton vetëm ta shpëlani me ujë të vakët.

4.Temperatura e gabuar e larjes: Uji i nxehtë në lëkurë do t’i hiqte yndyrën natyrale asaj dhe do të çonte në një prodhim të tepruar të sebumit, prandaj zgjidhni gjithmonë ujin e vakët.

5.Eksfolimi i tepërt: Eksfolimi i tepërt çon lëkurën në dehidratim dhe inflamacion. Zgjidhni një skrub të bërë vetë me sheqer dhe produkte natyrale në mënyrë që kimikatet të mos hyjnë drejtpërdrejt në lëkurë.

6.E thani lëkurën duke e fshirë: Asnjëherë mos e fërkoni fytyrën me peshqir pasi e lani. Thjesht tampononi peshqirin butësisht. Dhe mos merrni peshqirin e parë që ju del përpara. Mund të jetë plot baktere të cilat ju i shpërndani në lëkurë.

7.Prisni shumë për kremin hidratues: Kremi ushqyes duhet aplikuar menjëherë pas larjes. E njëjta gjë vlen edhe për serumet dhe produktet speciale të trajtimit.