Peshorja

Të lindurit nën shenjën e Peshores do të jenë shumë konfuzë këtë javë, ata nuk do të dinë se çfarë vendimi të marrin dhe kjo do të thotë që diçka shumë e rëndësishme në jetën e tyre nuk do shkojë si duhet.

Do të kalosh një fundjavë shumë të veshtirë dhe mezi do të presësh që të mbarojë çdo gjë. Gjithsesi prit fillimin e javës, kjo do të jetë një javë e suksesshme dhe fati yt do të ndryshojë për mirë.

Ujori

Ata që kanë lindur nën shenjën e Ujorit, do të jetojnë një fazë qendrueshmërie në jetën e tyre.Gjithsesi para kësaj periudhe do të kalojnë shumë vështirësi dhe situata të komplikuara. Ndaj dhe kjo fundjavë nuk do të jetë më e mira e mundshme për ta. Çdo gjë do të shkojë keq, por gjithsesi e keqja është pjesë e jetës dhe na duhet të mësohemi me të.