Një 25-vjeçare është dën*uar me 10 vite bu*rg pasi foshnja e saj e kequshqyer u nda nga jeta nënpeshë.

Djali i vogël i Angel Poole, Judah Wessels u nda nga jeta në korrik të vitit 2016 ndërsa peshonte vetëm 2.2 kg, gjysma e peshës normale të një foshnje në moshën e tij.

Kështu, Judah peshonte 907 gram më pak seç ishte ditën kur lindi.

25-vjeçarja, nga Birmingham, përveçse nuk e kishte ushqyer siç duhej të birin, nuk kishte shkuar as në takimet shëndetësore që i biri i kishte të planifikuara.

Tetë ditë pas lindjes, vogëlushi iu nënshtrua një kontrolli në maj të 2016 dhe rezultoi të ishte i ushqyer mirë.

Por, pothuajse dy muaj më vonë, Poole mori në telefon urgjencën pasi e gjeti djalin e saj pa ndjenja. Pasi iu bë autopsia rezultoi se fëmija ishte keq ushqyer në mënyrë eks*treme.