Një video e shpërndarë së fundmi në internet tregon një turist duke mbajtur në dorë një nga gjallesat h.elmuese të planetit.

Turisti në video mund të shihet duke mbajtur në dorë një oktapod të vogël me unaza blu në lëkurë. Ndonëse mund të duket sikur po mban në dorë një gjallesë deti të vogël e të parrezikshme, ne fakt ai është duke vënë jetën e tij në rrezik.

Shenja paralajmëruese tek oktapodi i vogël janë unazat ngjyrë blu që i ka të dallueshme në të gjithë trupin. H.elmi i këtij oktapodi mund të jetë jashtëzakonisht i rr.ezikshëm tek njerëzit, madje edhe vd.ekjeprurës.

Sipas Divers Alert Network, oktapodët me unaza blu në trup janë cefalopodët e vetëm që konsiderohen si të rr.ezikshëm për njeriun.

Faqja e internetit shpjegon:

“Të gjithë oktapodët kanë një lloj h.elmi për të paralizuar v.iktimat e tyre, por pickimi i oktapodit me ngjyrë blu mund të përmbajë një neurotoksinë jashtëzakonisht të fuqishëm të quajtur tetrodotoksin (TTX), e cila mund të jetë deri në 10.000 herë më i fuqishëm se acidi, cyanide dhe mund ta paralizojë viktimën në pak minuta.”

Teorikisht, pak më shumë se një gjysmë miligram i këtij h.elmi, sasia që mund të vendoset në kokën e një gjilpëre, është e mjaftueshme për të vr.arë një person të rritur.