Një përleshje e frikshme ka ndodhur para takimit të FA Cup, të shtunën pasdite mes tifozëve të Everton dhe Millwallit.

Sulmi erdhi nga mbështetësit e skuadrës pritëse Millëëallit, ku sapo po zbrisnin nga autobusi u janë sulur duke i goditur me thika e mjete të forta.

Më sipër ju kemi sjellë fotot e tifozit të Evertonit Jay Burns, i cili i sulmua me thikë në fytyrë.

Ndryshe nga agresorët qindra njerëz janë solidarizuar me të pasi kanë parë çarjen e frikshme në fytyrën e tij duke i dërguar mesazhe përkrahëse.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar, por nuk mund ta shikoj veten në pasqyrë,” – shkruan Burns, teksa ka postuar fotot në momentin sapo kishte ndodhur incidenti dhe pas ndërhyrjes së mjekëve. /albeu