Një aksident me pasojë vdekjen e një 74-vjeçari ka ndodhur në qytetin e Hasit mbrëmjen e kësaj të premte. Ngjarja ka ndodhur pranë spitalit të këtij qyteti ku A.A 30-vjeç i cili drejtonte një automjet tip “Range Rover” me targa AA 004 EH ka përplasur për vdekje R.D 74-vjeç.

Sipas informacione përplasja ka qenë e fortë pasi i moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte “Range Rover”.

Njoftimi i policisë

Has.

Informacion paraprak.

Më datë 01.02.2019, në qytetin e Krumës, poshtë spitalit, shtetasi A.A., banues në Zahrisht, Has, duke drejtuar mjetin tip “Rangrover”, ka aksidentuar shtetasin R.D., vjeç 74, banues në Krumë.

I aksidentuari është transportuar në Spitalin e Kukësit, ku gjatës rrugës ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A.A., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme proceduriale, si dhe grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes./Shqiptarja