Edhe trajneri i Italisë, Roberto Mançini, ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e rradhës.

Këtë herë e mjaft befasi e surpriza, ku bie në sy grumbullimi i mesfushorit dhe portierit të Kaljarit, Nikolo Barela dhe Alessio Krango, mesfushorit të Sasuolos, Stefano Sensi apo dhe “ëmbëlsira” për në fund, mesfushori i Breshias, Sandro Tonali.

Po ashtu bie në sy dhe mungesa e sulmuesit Baloteli.

Italia ndodhet në vendin e dytë, e ndërsa ndeshjen e rradhës e ka ndaj timonierëve të grupit të tyre, Portugalisë./SHI (G.B)

Lista:

Portierë: Gianluigi Donnarumma (AC Milan), Alessio Cragno (Cagliari), Salvatore Sirigu (Torino)

Mbrojtës: Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Mattia De Sciglio (Juventus), Emerson Palmieri (Chelsea/ENG), Alessandro Florenzi (Roma), Alessio Romagnoli (AC Milan), Daniele Rugani (Juventus)

Mesfushorë: Nicolo Barella (Cagliari), Roberto Gagliardini (Inter Milan), Jorginho (Chelsea/ENG), Lorenzo Pellegrini (Roma), Stefano Sensi (Sassuolo), Sandro Tonali (Brescia), Marco Verratti (Paris Saint-Germain/FRA)

Sulmues: Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Fiorentina), Vincenzo Grifo (Hoffenheim), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Kevin Lasagna (Udinese), Leonardo Pavoletti (Cagliari), Matteo Politano (Inter Milan).