Ditën e sotme kanë rifilluar kërkimet për aeroplanin e zhdukur ku në brendësi të saj ishte futbollisti, Emiliano Sala.

Për të filluar kërkimet është dashur të krijohet një fond financiar për të paguar ekipet private shpëtimtare.

Ekipet do të përqendrohen në zona të ndryshme dhe është krijuar një plan special për këtë.

Ekipi i parë do të kryejë hulumtim në sipërfaqe. Ekipi i dytë, në varësi të motit do të kryej operacion të përgjithshëm.

Kohëzgjatja e kërkimit nuk është caktuar pasi do të varet nga kushtet dhe fondet e krijuara.