Aktorja shqiptare Egla Ceno në një postim në profilin e saj në rrjetet sociale ka shkruar se ka denoncuar një rast të rënies së një zjarri në një zonë të banuar në polici përmes një telefonate, por kjo e fundit i ka ndërprerë telefonatën.

Aktorja ka shkruar se personi që ishte përgjigjur në telefon i ishte përgjigjur me një gjuhë dhe një sjelle aspak të hijshme.

Po ashtu në këtë status ajo ka shkruar se Policia e Shtetit ofron një shërbim skandaloz dhe se operatori në vend që ta bëj personin që i telefonon të ndihet i sigurtë sillet si një lamsh rrugësh.

Më tej aktorja shkruan se është turp për policinë, kjo gjë që ka ndodhur.

Postimi i plotë:

Policia e Shtetit?! Sherbim skandaloz! Operatori, ai qe presupozohet te me beje te ndihem e sigurt, me flet si nje lamash rrugesh duke refuzuar te jape emrin apo kodin e operatorit! dhe DUKE ME MBYLLUR telefonaten! Mora per te thene qe ka rene zjarr! Ne fakt ka rene zjarr po s’di kujt t’ia them ne kete pike! Turp turp 1000 here turp per gjuhen dhe sjelljen!