Moderatorja e njohur e “My living”, Brunilda Jahe, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video epike nga prapaskenat e xhirimeve.

Teksa bënte një intervistë në dëborë me eksploruesen e majave të maleve, ajo pësoi disa incidente njëri pas tjetrit, që shkrinë së qeshuri ndjekësit në rrjetin social.

“Në “My Living” zgjidhet gjithçka me shumë përkujdesje për tu prezantuar për publikun, me shumë respekt ndaj çdo minute televizive pooor në terren jo gjithçka shkon mbarë. Post produksioni është magji! Me @kacelius eksploruesen e majave të maleve, prapaskenat gjatë intervistës ishin këto. Uroj të shkaktojë sado pak humor kjo video”, shkruan Brunilda në postim.