Ditën e djeshme motra e Emiliano Sala bëri thirrje me një video që mos të ndalen kërkimet për të. Sulmuesi rezulton i zhdukur pasi avioni ku ai udhëtonte humbi nga radarët gjatë një fluturimi nga Franca në Kardif.

Thirrjes së motrës së Sala i është përgjigjur Ngolo Kante. Ai ka vendosur të kontribojë financiarisht që kërkimet mos të ndalen.

Sipas asaj që raporton “TimeSport” ky veprim i Kante pritet të ndiqet edhe nga yje të tjerë të futbollit. Francezi dhe argjentinasi kanë luajtur për Kaenin në sezonin 2014-2015.