Gjendrat në qafë ose prapa veshëve janë një situatë mjaft e zakonshme.

Mënyrat në të cilat reagojmë ndaj këtij problemi ndryshojnë. Shpesh ne nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur situatave të tilla.

Në disa raste, këto gunga shkaktohen nga aknet ose lipoma dhe nuk janë të rrezikshme.

Por ka raste kur qafa dhe veshi mund të sinjalizojnë situata më të rrezikshme.

Në galerinë e mësipërme të përgatitur nga Albeu.com mund të gjeni disa nga arsyet e shfaqejes së gjendrave të tilla.

Tumor i rrugëve të siperme të frymëmarrjes
Gjendrat në qafë mund të shkaktohen nga tumoret nazofaringeale (NPC) duke u përhapur në gjendrat limfatike në qafë. Këto gunga zakonisht nuk janë të dhimbshme, por nuk duhet të injorohen.
Simptoma të tjera të NPC mund të përfshijnë edhe uljen e dëgjimit, bllokimet e hundës, shikim të paqartë, dhimbje të fytyrës ose mpirje dhe dhimbje koke. Edhe nëse nuk keni simptoma, përveç kokrrizave në qafë, planifikoni një vizitë tek një mjek për të përjashtuar rastet më të rënda.
Tumor i lëkurës
Gjendrat pas veshëve mund të sinjalizojnë gjithashtu disa lloje të kancerit, si për shembull kancerit të lëkurës, të cilët mund të jenë edhe thjesht tumore beninj.
Problem është fakti se gungat beninje apo malinje nuk japin dhimbje në këtë rast, prandaj është e domosdoshme shkuarja tek mjeku.
Gjendrat limfatike
Kur sistemi limfatik destabilizohet, nyjet limfatike zgjerohen edhe më tej.
Ky gjendje mjekësore njihet si limfadenopati. Sistemi ynë limfatik përbëhet nga gjendrat limfatike dhe qindra nyje limfatike që filtrojnë bakteret dhe toksinat e tjera duke i kapur dhe shkatërruar ato.
Infeksionet
Jo domosdoshmërisht një gjendër në qafë apo poshte nofullave mund të tregojë për një tumor. Mund të jetë thjesht edhe një infeksion normal, për të cilin sigurisht që ju duhet të shkoni tek mjeku dhe duhet të kujdeseni më shumë për higjenën personale.
Cist
Cistet dhjamore gjithashtu sjellin krijimin e gungave të tilla në lëkurë, të cilat shkaktohen nga bllokimi apo mos funksionimi mirë i gjendrave dhjamore, të cilët degjenerojnë në ciste të tilla. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në këtë rast. Thjesht mbajeni nën kontroll me mbikëqyrjen e mjekut tuaj.