Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në edicionin e lajmeve në News 24 ka folur për situatën politike në vend.

Ndër të tjera, ai ka komentuar edhe vendimin e deputetes së PD, Rudina Hajdarit për mosdjegien e mandatit.

Sipas Mustafaj, Hajdari është në moshën kur i lejohen gabimet dhe gabimet janë pjesë e mësimit.

‘Rudina është në një moshë që po rritet e po piqet. Nuk është një gjë që trashëgohet historia politike, edhe pse mbiemri Hajdari është emër i madh për Partinë Demokratike. Rudina është në moshën kur i lejohen gabimet dhe gabimet janë pjesë e mësimit’, tha Mustafaj.