Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, shkruan se emërimi i Edi Ramës në postin e Ministrit të Jashtëm, nuk është i lejueshëm nga Kushtetuta.

Berisha ka bërë publik një mesazh që i ka ardhur nga një “qytetar dixhital”, i cili thotë se “Nuk e parashikon ligji shqiptar ”Neni 102 pika d e kushtetues kerkon qe detyrat tjera perveç kryeministrit ky i fundit duhet ti kete te percaktuara me ligj. Kushtetuta ne asnje nen te saj nuk parashikon se kryeministri mund te jete edhe minister i jashtem apo i ndonje ministrije tjeter. Keshtu qe dekretimi i tij ndalohet nga kushtetuta”.

Postimi i plotë i Berishës:

Kushtetuta nuk lejon emerimin e Rames edhe ne postin e ministrit te jashtem!

Ketu me poshte keni mendimin e konstitucionalistit shqiptar dhe gjerman. sb

“Pershendetje doktor Berisha mbasi kemi pare kushtetuten tone, pika d, ne konsulte me konstitucionaliste gjermane ata garantojne se kryeministri nuk mund te jete edhe minister. Nuk e parashikon ligji shqiptar”Neni 102 pika d e kushtetues kerkon qe detyrat tjera perveç kryeministrit ky i fundit duhet ti kete te percaktuara me ligj. Kushtetuta ne asnje nen te saj nuk parashikon se kryeministri m7nd te jete edhe minister i jashtem apo i ndonje ministrije tjeter. Keshtu qe dekretimi i tij ndalohet nga kushtetuta