Studentët nuk do të tërhiqen nga protesta e tyre edhe pasi ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u tërhoq nga vendimi për tarifën ndaj provime të mbartura.

Është shashkë për të na mbyllur sytë. Nuk dorëzohemi pa plotësuar kushtet tona. Nuk duam deklaratë nëpër media, duam në rrugë zyrtare”- kanë thënë studentët në kor.

Ata kanë kërkuar, që Nikolla të gjej një sallë ku të mundet të jenë të pranishëm të gjithë studentët.

“Të na marri të gjithëve, takim tek e tek nuk ka”– kanë qenë këto deklaratat e studentëve pas deklaratës së ministres.