Vendi ynë do të vijojë dhe gjatë ditës së nesërme të mbetet në kushte atmosferike të paqendrueshme me vranësira dhe reshje shiu.

Nesër në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive (kryesisht në zonat kodrinore-malore). Në qarqet e tjera ato pritet të jenë të dobëta, deri lokalisht mesatare në Vlorë dhe Gjirokastër.

Për momente të shkurtra reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore në Veri dhe në Jug-Perendim.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 18 °C

në vendet e ulëta: 10 / 17 °C

në vendet malore: 4 / 12 °C

ERA

Nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë