Renato Mekolli është një ndër personazhet më të komentuar të momentit.

Pas përfundimit me shumë sukses të emisionit ‘Hell’s kitchen’, duket se Renato do të shfaqet shumë shpejt në një emision tjetër.

Mirëpo pasi u pa në ambjentet e Tv Klan u aludua se emisioni ‘Hell’s Kitchen Albania 2’ nuk do të transmetohej më në Top Channel.

Së fundmi për këto thashetheme ka reaguar vetë shefi i kuzhinës, i cili ka njoftuar sezonin e dytë të ‘Hell’s Kitchen Albania’, ndërkohë që thekson se nuk ka arsye për t’u larguar nga Top Channel.

‘Në Top channel ‘Hell’s Kitchen Albania 2’
Nëse marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe angazhimi për 2 emisione në vit është maksimal nga të dy palët, nuk ka arsye për lëvizje drejt një televizioni tjetër, apo jo? Kjo përgjigje publikohet për shkak të ‘zhurmave’ dhe pikëpyetjeve të ditëve të fundit nëse jam në bisedime me Tv Klan për ndonjë projekt të ri televiziv. Gjithmonë ka pasur bisedime dhe do të ketë gjithmonë, miqësore sigurisht.Por për projektet e mia televizive,vazhdoj në Top Channel. Faleminderit!’, shkruan Renato në Instagram.