Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar në Twitter për një telefonatë që ka kryer me këshilltarin për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë Bolton.

Rama thotë se në fokus të bisedës me këshilltarin e Trump ka qenë marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për të mbyllur konfliktin historik mes dy vendeve.

Bolton është një nga këshilltarët që është në favor të një marrëveshje Kosovë-Serbi, edhe duke ideuar një ndryshim kufijsh.

Reagimi i Ramës:

Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë.

Këtë bisedë me Shtëpinë e Bardhë, Rama e paralajmëroi dhe gjatë përplasjes me Berishën në Kuvend, ku aludoi se këtij të fundit i është ndaluar hyrja në SHBA.

Për disa herë me radhë, Rama e pyeti Berishën: A mund ta kalosh ti oqeanin, edhe me dasht?

Ndërkohë që Berisha i përmendi Ramës Abi Bank, pjesë e së cilës ka qenë bashkëshortja e tij, e cila rezulton që të jetë e regjistruar në parajsa fiskale.