Një 26-vjeçar i quajtur Enea Keqa ka mbetur i pla.gosur me ar.më mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Sipas burimeve paraprake të tvklan.al, ngjarja ka ndodhur tek Komuna e Parisit në një kryqëzim rrugor.

Personi që është qëlluar me ar.më ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Sipas burimeve spitalore, i plagosuri është qëlluar në këmbë.

Shkaqet janë të paqarta, teksa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore. Sa u përket autorëve, nuk ka asnjë informacion.

Ndërkohë është ndërtuar edhe idetikiti i personit që pla.gosi 26-vjeçarin. Autori mban të veshur një xhup të zi, kapele dhe tuta të kuqe.

Nuk dihet nëse ngjarja është atentat i dështuar apo ndonjë konflikt i çastit.

Grupi hetimor do të mbledhë edhe kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë, të cilat mund të kenë filmuar ngjarjen.

Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është pla.gosur me ar.më zja.rri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.