Me vendim të një prokurori “babaxhan, që njeh miqësinë e shoqërinë”, ish-deputeti LSI-ist Gledion Rahovica (Mina Kusta), bashkëpronar me Presidentin Ilir Metaj në hotel “Tomori”-Berat, pasi “pastroi njollën-vjedhje”, me të cilën e kishte damkosur drejtësia italiane dhe Interpol Roma, po kërkon 1 vit pagë deputeti dhe rikthimin e mandatit, që sipas listës së Monikës e Ilirit, më 25 janar 2018, KQZ-ja ia dha Silva Cakës, me përvojë pune juriste në AKBN dhe menaxhere hoteli në vitet studentore

Ka ndezur “zjarrin” e konfliktit brenda kupolës së LSI, vendimi i Prokurorit të Tiranës, Julian Xhengo, për pushimin e hetimeve, ndaj ish-deputetit të LSI Gledion Rahovica, hequr mandati në datën 5 janar 2018, pas denoncimit të bërë, për fshehje krimi dhe dosjes së ardhur nga drejtësia italiane, sipas të cilës, deputeti Rahovica ishte dënuar për vjedhje në Itali, më 27.02.1999, kur ai ishte me studime.

Në formularin e dekriminalizimit, deputeti i LSI, nuk e kishte deklaruar këtë “njollë”, madje e mohoi këtë vjedhje e dënim në Itali dhe kërkoi nga Kryesia e Kuvendit, të mos trajohej as nga parlamenti, as nga prokuroria e as nga KQZ, për heqje mandati.

Mirëpo referuar Shkresës Nr. 2001/40 KL Prot., datë 22.12.2017, Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpol, informuar nga Interpol Roma-Itali, konfirmoi vjedhjen, sipas gjurmëve të gishtave dhe KQZ ia hoqi mandatin, ndërsa më 25 janar 2018, Gledion Rahovica u zevendësua nga Silva Caka, që vijonte në listën e çiftit Metaj-Kryemadhi.

Tashmë që ish-deputetit Rahovica, me vendim të një prokurori “babaxhan që njeh miqësi e shoqëri”, hoqi “njollën” e damkosur nga drejtësia italiane, ka nisur kërkesat, për pagën humbur të 1 viti dhe rikthimin e mandatit të deputetit, të cilin e ka marrë dhe prej viti, po e shijon një LSI-ste tjetër po nga Skrapari.

Ky mandat deputeti, që njëra e ka dhe tjetri ia kërkon, ka ndezur lufën në kupolën e LSI, mes “vëllait” dhe ortakut të Ilir Metës në hotel “Tomori”-Berat”, ish-deputetit Gledion Rahovica dhe “motrës” së Nasip Naços (siç e quan), deputetes Silva Caka, ish-deputete në mandatin 2013-2017 dhe me përvojë pune, si juriste në AKBN e menaxhere hoteli në vitet studentore, punësuar nga deputet Naço.

Ka infomacione, se pas vendimit të Gjykatës Administrative, që ishte ditën e enjte datë 31 janar 2019, ora 12.00, deputeti Rahovica do përfitojë 1 vit pagë deputeti dhe do synojë të rimarë mandatin e deputetit, por nesë pranohet, pazari që po bëhet mes Rmës, KQZ e Ilir Metës, që të mos i hiqet mandati “motrës: së Nasip Naços, atëherë, çështja do lihet në heshtje dhe “vëllai” i Ilir Metës, do vazhdojë të marrë çdo muaj pagën e deputetit, deri në shtator 2021, si i mbivendosur mbi deputeten Caka./Pamfleti