Loret Sadiku është një nga emrat e shumë që janë lakuar për të veshur fanellën kuqezi. Më herët mesfusori që aktivizohet me Kasimpasha në Turqi, kishte përfaqësuar Suedinë e 21-vjeçarëve.

Por pak kohë përpara se të konkretizohej ky bashkim, Sadiku e rimendoi situatën dhe nuk u paraqit më në grumbullimin kuqezi. Prishtinaliu 27-vjeçar tashmë kërkon të luajë me Kosovën, dëshirë që e pati shprehur që kur shteti më i ri i Europës nuk ishte ende pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s.

Tashmë Sadiku ka pajtuar një avokat me pretendimin se Federata Shqiptare e Futbollit i ka falsifikuar firmën dhe shpreson që shpejt të jetë pjesë e urdhrave të Bernar Shaland.

Në një prononcim për gazetën “Zëri”, është vetë kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili foli për çështjen në fjalë: “Dëshira e Loret Sadikut është që të aktivizohet me Kosovën. Ai e ka angazhuar një avokat në FIFA në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të luajtur me Kosovën” – u shpreh Ademi./Balkanweb