Një video e publikuar në internet nga kamerat e sigurisë së një rruge, shfaq momentin kur një veturë shkel një vogëlush.

Vogëlushi, që po luante futboll me shokët e tij në rrugë, ulet pranë një veture të parkuar për t’i lidhur lidhëset e këpucëve.

Duke qenë i ulur, shoferi që hyn në veturë dhe niset, nuk e vëren vogëlushin dhe kështu e shkel me veturë, transmeton Gazeta Express.

Për fat të mirë, vogëlushi pavarësisht se i hipi vetura sipër, shpëtoi dhe vazhdoi lojën e tij.