Një zyrtare e policisë së Romës është transferuar prej disa ditësh nga vendi i saj i punës. Fotot e saj, disa të pafajshme, disa ndoshta jo, prej ditësh qarkullojnë në internet, duke shkaktuar siklet në kazermën italiane.

Disa foto e shfaqin me uniformën e policisë, me flokët e verdhë, që zbresin mbi yjet e spaletave të saj, ndërsa në disa të tjera shfaqet thuajse e zhveshur, ndërsa “luan” duke shkëmbyer një puthje artistike me një mikeshë. Profili i saj në rrjetet sociale është mbyllur menjëherë nga administratorët.

Tani po kërkohet të hidhet dritë për të kuptuar si kanë qarkulluar ato foto dhe si janë bërë virale. Po punohet mbi hipotezën e profilit të hakeruar ose hakmarrjes së ndonjë ish-të dashuri, deri te shantazhi i ndonjë personi ndaj të cilit policja ka qenë duke hetuar.

Gruaja, e njohur mes kolegëve për bukurinë e dukshme të saj, është e paarritshme në “Facebook”, ndërkohë që është pezulluar edhe nga shërbimi në zonën veriore të qytetit milanez. Për të është hapur një hetim disiplinor.