Putin i jep premtimin Khabibit: Fitove denjësisht, do të flas me babanë tënd që…

Luftëtari çeçen Khabib Nurmagomendov mori një fitore me shumë bujë përballë kundërshtarit të tij irlandez, Conor Mc Gregor. Nurmagomendov përfaqëson Rusinë në këtë sport dhe arriti të fitonte në ndeshjen e 229 në UFC.

Ndërsa ditën e djeshme së bashku me babanë e tij, Khabibi ka drekuar me presidentin e shtetit rus, Vladimir Putin. Teksa gjatë kanë qenë duke folur për ndeshjen Putin i ka bërë dhe një premtim Khabibit i cili do të merrte dënim nga babai i tij pas gjesteve në Nevada.

“Do të flas me babanë tënd dhe do t’i kërkoj që mos të të dënojë ashpër. Ti arrite qëllimin tënd, fitove bindshëm dhe denjësisht, prandaj nuk meriton ndëshkim”.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.