Me gjithë situatën e tensionuar, nuk kanë munguar batutat sot në seancën parlamentare. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama komentoi edhe turin e takimeve të nisur nga kryedemokrati Basha. Rama u shpreh i bindur në fitoren e thellë të të majtës në zgjedhjet e 30 qershorit, ku ndër të tjera tha se do i marrë PD edhe bashkinë e Kukësit.

“Pashë një protestues, artisti kishte regjistruar një protestues që thoshte na sh.katërruan Lul, me taksa artisti i thoshte hajde në bulevard.

Në Bulevard të gjithë ata që thonë se do kthehen ‘qoftet të daja’. Kreu i kësaj partie që vjen këtu e jashtënxirret i gjithi duke lëshuar këtu të gjitha të trashat e gjuhës amtare na tund këmbët na kërcet dhëmbet dhe kujton se do të vazhdojë me ‘qofte te daja’. Lulzim ti e di që ne komunikojmë ti bën sikur ne s’komunikojmë e s’të dëgjojmë po ‘qofte te daja’ nuk ka, se të thotë Saliu ke ‘lala Gjonin’ po edhe ‘lala Gjonit’ iu mbyll rruga.