Ndryshimet drastike në peshë janë bërë shpesh frymëzim në rrjet.

Rachael Heffner nga Indianapolis, SHBA, peshonte 130 kilogram në një kohë kur konsumonte pije me gaz dhe “pafund” ushqime fast food-i.

Gjithsesi ajo ndryshoi tërësisht stilin e saj të jetesës dhe humbi më tepër se gjysmën e peshës së saj duke mbajtur një dietë strikte, por edhe një regjim të fortë stërvitjeje.

Por pavarësisht humbjes mbresëlënëse të peshës, ajo mendonte se gjeja me e keqe erdhi me pas, pasi nvihej në siklet për lëkurën e tepërt që ndodhej në pjesën e barkut, e për këtë arsye vendosi që t’i nënshtrohej operacionit për të kompletuar transformimin e saj.

Ky operacion i kushtoi 18 mijë dollare. /albeu