Përbërësit

  • 600 gr mish viçi
  • 3-4 kokrra qepë
  • 1 ls miell
  • 125 ml verë
  • 1 lgj salcë
  • 2 domate në rende
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1 gjethe dafine
  • 4 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja 

1. Fillimisht lajmë mishin e thajmë dhe e presim në kubikë të vegjël.

2. Qepët i presim hollë në kubikë ose në feta të holla.

3. Vendosim në tenxhere vajin dhe sapo ai të ngrohet fillimisht vendosim mishin dhe e kaurdisim sa të përthithë lëngun e tij.

4. Më pas shtojmë qepët dhe hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku derisa mishi dhe qepa të marrin pak ngjyrë të verdhë të theksuar.

5. E pudrosim me pak miell dhe e përziejmë pak duke e shuar me verë.

6. Shtojmë më pas salcën dhe domatet e grira në rende dhe një gjethe dafine.

7. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë 10 minuta në temperaturë mesatare.

8. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi, shtojmë pak ujë të ngrohtë sa të mbulohet mishi dhe e lemë përsëri të ziejë në temperature mesatare derisa piruni të ngulet lehtë në mish.