Këngëtarja me famë botërore, Rihanna nuk ka pritur Ditën e Zgjedhjeve për të folur me Presidentin Trump.

Ajo i ka dërguar një letër ku e kërcënon se do e hedhë në gjyq në rast se ai përdor sërish muzikën e saj për mitingjet politike.

Avokatët e Rihannës i dërguan ankesën zyrtare pasi Presidenti përdori këngën “Don’t Stop the Music” në mitingun e tij të dielën.

Në letër thuhet se janë përdorur disa hite të këngëtares në evente politike rreth Amerikës.

“Ta bëjë sërish dhe do përfundojë në gjyq. As unë, as njerëzit e mi nuk do jemi pjesë e këtyre mitingjeve tragjike”, ka thënë këngëtarja për Washington Post. Kjo nuk është hera e parë që Trump merr kërcënime të tilla. Artistët e tjerë që nuk e lejojnë që muzika e tyre të përdoret për mitingje janë Pharrell Ëilliams, Steven Tyler etj/Ora News.