Në emisionin e funtit të Jonida Shehut të titulluar “Soiree”, ishin të ftuar artistë të ndryshëm me temën “Mbrëmje Vlonjate”. Ishin të ftuar emra të njohur të qytetit të Vlorës si Maya, Rita Lati, Bujar Asqeriu dhe vëllezërit Veshaj.

Rita Lati merr fjalën edhe thotë: ‘Unë kam kënduar parodi gjithë jetën dhe në një farë mënyre edhe kam kënduar ndonjë çikë”.

Menjëherë ia pason fjalën Bujar Asqeriu i cili shprehet: “Rita ka qenë aktore dhe parodiste e shkëlqyer!”

“…Që s’më zëvëndësuan dot aman!”, – tha Rita me nënqeshje, duke iron*zuar dhe duke hedhur ‘kunjë’ për Agron Llakaj Llakajn dhe Behar Merën, dy personazhe kryesorë të spektaklit të humorit “Al-Pazar”./tej