Futbollisti i Barcelonës i huazuar në Basaksehir, Arda Turan, përballet me një dënim prej tri deri në 12 vite e gjysmë heqje lirie, nën akuzat se e kishte sulmuar një këngëtar të famshëm turk në një klub nate.

Turan, i cili është i huazuar në Basaksehir në Superligën turke, akuzohet për sulm seksual, shkaktim të qëllimshëm të lëndimeve dhe për shkrepje me armë për të shkaktuar panik, si dhe për bartje të armës pa leje, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediave turke, zënka ndodhi pasi lojtari iu kishte afruar bashkëshortes së këngëtarit Berkay Sahin, Ozlem Ada.

“Jeni shumë e bukur, sikur të mos ishit e martuar, nuk do t’ju lëshoja”, i kishte thënë Turan Adas, sipas Sahinit. .

Sahini e kishte konfrontuar Turanin dhe kishte përfunduar me hundë të thyer dhe në spital bashkë më Adan. Turan i kishte vizituar ata më vonë në spital duke u paraqitur me armë, të cilën ia kishte dhënë këngëtarit duke i thënë “më vrit po deshe”.

Sahin e kishte larguar revolen, por pas një bisede, përfaqësuesi i Turqisë e kishte marrë atë dhe e kishte shkrepur në tokë, duke shkaktuar panik në spital.

Edhe Sahin akuzohet për fyerje ndaj Turanit dhe mund të dënohet me tre muaj deri në dy vite burg.

Gjatë identifikimit në gjykatë, Turan deklaroi se të ardhurat e tij mujore janë përafërsisht 50 mijë euro./Express