Velina e emisionit “Xing me Ermalin” Kejvina Kthella duket se është indinjuar nga komentet negative që ka marrë në rrjete sociale pas incidentit me të dashurën e vlogerit izraelit Nas.

Shumë komentet negative që kanë ardhur për Kejvinën duket se velina nuk i ka duruar dhe i ka kthyer përgjigje disa prej tyre. “Kaq kisha. Kanë gjithë ditën që lëshojnë vrer mbi mua me komente të ndryshme! S’e kuptoj nga vjen gjithë ky negativitet. Qetësohuni! Unë nuk vras njerëz, unë nuk vjedh, unë s’bëj keq! Boh di vetëm të them që jam rritur në një vend të huaj dhe kam marrë më shumë dashuri se në vendin tim!”- ka shkruar ajo.