Mero Baze mbrëmë ka postuar shkrimin e përnatshëm në kolumnën e tij, por ndoshta nuk ka qenë shkrimi më i lehtë për të. Për herë të parë gazetari ka folur për një histori që ka aq vite që endet nëpër Tiranë e Shqipëri siç është ajo e dokumentit të gjykatës për të birin e Edi Ramës, Grekut sikur Rama mohonte atësinë. Është një histori që është valëvitur gjihtmomë nga kundërshtarët dhe kemi dëgjuar e parë edhe kryeministrin të përlotet në studio televizive, siç dimë se dikur Greku i vogël kur ka dëgjuar më televizor një gjë të tillë, ( e tregonte Rama në një intervistë) është futur poshtë tavolinës. Një dramë familjare e shkaktuar nga lufta politike por që një fake news ( atëherë s’ia dinim termin) mbijeton më shumë sesa e vërteta. Mero Baze me kurajo pranon sot të vërtetën dhe mëkatin dhe sidomos faktin që kjo histori është e gjitha një shpikje dhe fabrikim. Ja si e tregon ai në shkrimin e tij

Gazeta TemA ka qindra shkrime kundër Edi Ramës, biles disa shumë të ashpër dhe të drejtë, dhe disa që kanë pasur burim Sali Berishën si kjo dosja që permend, natyrisht fiasko të turpshme.

Për të qenë i qartë deri në fund në atë histori që mendon se është peng Edi Rama, po i kujtoj se ai i ka ofruar gazetës TemA dhe gazetës “RD”, botimin e asaj dosje dhe asaj që e paraqiti si “kartelë” shendetësore të Edi Rames. Dosjen e serviri si dosje origjinale të Gjykatës, kurse kartelën kam frikë se e ka plotësuar dhe vetë, pasi ishte format i viteve ‘80.

Ma ka dhënë dosjen në zyrë të tij, duke më thënë se e kishte siguruar nga njerëz të afërt të ish- gruas së Edi Ramës. Dhe meqë përmend dosjen origjinale, ajo me siguri është në Gjykatë, dhe Gregu ka të drejtën e zotit të ballafaqojë dosjen e ofruar nga Berisha për TemA-n dhe “RD”, dhe orgjinalen, se Rama eshte i qartë çfare është ajo histori. P.S Kaq ishte historia. Dëshmitari kryesor foli më në fund!