Autostrada Tiranë -Durrës është bllokuar mesditën e sotme, duke krijuar trafik të rënduar.

Në videon e siguruar nga newsbomb.al shihet rradha e gjatë e automjeteve të cilat nuk mund të lëvizin për shkak të trafikut tejet të rënduar.

Nuk dihet ende shkaku i këtij bllokimi të autostradës ndërkohë kujtojmë se prej disa ditësh kanë filluar punimet në këtë aks rrugor që synojnë të parandalojnë përmbytjet.