Studimi i frikshëm, femrat nuk i gjen gjë, por meshkujt kanë rrezik të lartë v.dekshmërie nëse kanë këto shenja

Burrat të cilët vuajnë nga ankthi i përgjithësuar kanë më shumë se dy herë gjasa të vdesin para kohe nga kanceri. Megjithatë, stresi nuk duket të jetë i lidhur me rritjen e vdekjeve nga kanceri tek gratë, sipas një hulumtimi të madh britanik shkencor, shkruan ShkodraNews.

Studiuesit, të udhëhequr nga Olivia Remes i Universitetit të Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar, e bëri njoftimin në Konferencën e Kolegjit Evropian, duke u shprehur se pas analizimit të të dhënave të pothuajse 16.000 njerëz të moshës mbi 40 vjeç, duke vënë në korrelacion çdo nivel të stresit, kohën dhe mënyrën e vdekjes në 15 vjet.

Pjesëmarrësit, 126 burra (nga 7139, dmth 1.8%) dhe 215 femra (nga 8,800, përkatësisht 2.4%) ishin diagnostikuar me çrregullim ankthi të përgjithshëm. Në 15 vjet, 796 burra dhe 648 gra vdiqën nga kanceri.

Analiza tregoi se meshkujt me stres kishin më shumë se dyfishin e mundësisë për të vdekur nga kanceri, krahasuar me ata që nuk kishin ankth të tillë. Por diçka e ngjashme nuk u gjet në rastin e grave. Hulumtimi i ardhshëm do të hetojë se cilat lloje të veçanta të kancerit janë më në rrezik për meshkujt me stres.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.