Vetëm pak ditë më parë Alaska u godit nga një tërmet me një magnitudë goxha të madhe. Plot 7.0 ishte fuqia e tërmetit, ku u shkaktuan shumë dëme materiale.

Në videon e mëposhtme janë pamjet nga një familje gjatë rënies së tërmetit. Sapo janë ndjerë lëkundjet, burri ka shpejtuar duke marrë fëmijën e duke dalë jashtë. E menjëherë pas tij ka dalë edhe gruaja e cila ndodhej brenda.

Gjithçka ka ndodhur mjaft shpejt, ku brenda një minuti kanë dalë jashtë, duke parë shtëpinë e tyre e tokën teksa lëkundej./Shqipëriaime