Jo një ftesë për darkë, siç ajo kishte shpresuar, por Kristiano Ronaldo i dhuroi një fanellë të tij me numrin shtatë, dhe një takim në Kontinasa, tifozes së Juventusit Elena Di Martino, të cilën portugezi e goditi padashje me një top në fytyrë, gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Kievos.

Topi i goditur nga Ronaldo, i theu hundën dhe syzet tifozes juventine, dhe ajo pas ndeshjes, i kërkoi me një postim në rrjetet sociale Ronaldos, që ta ftonte për një darkë.

Por sot, ai gjatë stërvitjes me Juven, e ka takuar atë në qendrën stërvitore, dhe pasi bëri një foto me Elenën, i dhuroi nje bluzë me autografin e tij ku shkruhej: “Për Elenën një përfqafim.”

Vetë takimin e pasqyroi po tifozja Elena në rrjetet sociale, ku shkroi: “Dhurata ime për goditjen me top. Një kampion brenda dhe jashtë fushe… CR7”.